‘Antiduhani’, gjoba e reagime të dhunshme

04/09/2012 00:00

Në ditën e parë të aksionit për zbatimin e ligjit antiduhan vetëm në
Tiranë janë vendosur 7 gjoba, ndërkohë që  janë inspektuar 102 subjekte.

Ndonëse ishtë paralajmëruar që nuk do të ketë tolerime, sërish është tentuar të ndërhyhet nga zyrtarë të lartë për anulim gjobe, ndërkohë që nuk kanë munguar rastet e konfrontimeve të pronarëve të lokaleve me inspektorët.

“Ne nuk kemi të drejtë të falim gjoba. Kemi patur telefonata nga subjekte që ankohen se konkurrentë të tyre nuk e zbatojnë ligjin. Kemi patur ndërhyrje edhe nga titullarë”, tha Roland Shuperka, koordinator i Ligjit Antiduhan.

Sipas Shuperkes, ne Vlore do te shkoje task forca e Ministrisë së Shëndetësisë për të zbatuar ligjin në një subjekt ku ka patur konfrontime. Persa i perket gjobes tashme ajo eshte titull ekzekutiv dhe vilet me vendim gjykate. Nderkohe qe subjekti brenda afatit 10-ditor duhet ta derdhe ate ne numrin e llogarise qe shenohet ne fleten e gjobes.

“Brenda 10 ditësh subjekti ekzekuton vetëm nëpër llogari bankare shlyerjen e gjobës. Pas 10 ditësh fillon kamatë vonesa dhe brenda 30 ditësh, të gjitha gjobat që janë vendosur në rang kombëtar do të dërgohen në përmbarim, në gjykatë, ku kthehen në tituj ekzekutiv”, tha Shuperka.

Aksioni per venien ne zbatim te Ligjit Antiduhan, po zhvillohet ne terren nga inspektore te Drejtorive te Shendetit Publik, nderkohe qe mbeshten nga task forca e Ministrise se Shendetesise e ngritur posaçerisht per kete qellim.

***

Shqipëria zë vendin e parë në Europë me popullsinë me duhanpirëse . Në studimet e kryera rezulton se 39 % e popullsisë konsumon duhan .

Ndërkohë ka një tendencë në rritje të konsumatoreve femra. Sipas studimeve të kryera nga Instituti i Shëndetit publik  18 % e femrave konsumojnë duhan ndërkohë që mbeten të larta shifrat e konsumatorëve meshkuj të cilat përllogariten në 60 % të tyre.

Në shumë vende fqinje në  Europe, ligji  anti-duhan ka nisur  më herët dhe zbatohet në mënyrë rigoroze. Ndryshe prej tyre Shqipëria e ka miratuar ligjin anti-duhan në 26 maj të vitit 2006, por për zbatimin e tij ka ngritur disa herë Task Forca të cilat kanë dështuar. 

Specialistët mendojne së ligji anti-duhan në një kohë të mëvonshme duhet të shtohet me disa amendime që kanë të bëjnë  me penalizimin edhe të qytetarëve, për të cilët aktualisht ka vështirësi në vjeljen e gjobës.

Por nga ana tjetër gjoba duhet të jetë progresive që sipas specialistëve në rastin kur subjekti tregohet i gatshëm ta shlyejë atë të përfitojë 20 % ulje ndërsa për subjektin që  përsërit shkeljen gjoba të trefishohet.

Por gjithsesi kjo mbetet për t’u vlerësuar me ecurinë e Task Forcës të ngritur rishtazi.

Top Channel