Fatura financiare për shuarjen e zjarreve është më e ulet se ajo që
duhet shpenzuar për ripyllëzimin e të njëjtës sipërfaqe të djegur.
Specialistet e pyjeve thone se vetem per nje hektar pyll te djegur
kerkohen 1000 deri ne 1500 dollare, ndërsa për rimbjellje dhe
rigjenerimi të tyre kerkohen disa dhjetevjecare.

Specialisti i Pyjeve, Genti Kromidha sqaron se prej shume vitesh ne Shqiperi nuk eshte kryer nje fushate e mirefillte pyllëzimi, pasi me paratë e buxhetit të shtetit përballohen vetëm pagat e punëtoreve të pyjeve.

“Ka vite që qeveria nuk investon për pyllëzime të mirëfillta në zona të tjera, por edhe për pyllëzimin në zonat e djegura, përsa kohë që gjithnjë buxheti i pyjeve është i vogël, për të mos thënë që është thjesht për pagat e atyre punonjësve që kanë mbetur”, thotë Kromidha.

Ne vendin tone, Instituti i Pyjeve nuk ka me as fidanishte, çka rrit koston per ripyllezimin e siperfaqeve te djegura apo te prera. Specialistet mendojne se në kohë krizash, pasuritë natyrore shfrytëzohen në mënyrë barbare nga të gjithë dhe për dëmet nuk mendon askush.

“Kostoja për një pyllëzim të mirëfilltë, të plotë do të ishte rreth 1500 dollarë për hektarë, gjithnjë në varësi të vlerës së fidanit që zë peshën kryesore, po të kemi parasysh që vitet e fundit janë shkatërruar edhe fidanishtet pyjore që ishin pranë shërbimit pyjor, që mund të reduktonte goxha ndjeshëm shpenzimet, pra duke prodhuar fidanat vetë. Nga qeveritë në përgjithësi, pyjet janë parë si valvula e vetme e shfryrjes së varfërisë”, tha Kromidha.

Gjate ketij vitit parqet kombetare pesuan goditje të mëdha. Lura po digjet serish per te disatin vit radhazi, duke shkretuar perfundimisht bukurine me te madhe te natyres shqiptare. Po ashtu edhe Parku i Bozhdovices ne Korçe apo Mali i Dajtit ne Tirane. Rigjenerimi i tyre ne rruge natyrore kerkon dekada dhe është i pamundur fare ne disa krahina.

Top Channel