Prova e radhës antiduhan

03/09/2012 00:00

Nuk kanë vonuar inspektorët e task forcës së ngritur rishtazi për
respektimin e ligjit antiduhan, për të vendosur që në nisje gjoba ndaj
pronarëve të lokaleve, ku tymosej duhan apo mbanin tavlla në tavolinë.

Një pjesë e mirë e lokaleve, të informuar se në datën 3 nis aksioni janë treguar të kujdesshëm, që në vendosjen e tabelave antiduhan e deri në mos lejimin e klientëve që ta ndezin atë në ambientet e brendshme. Por shumë prej tyre shprehen skeptike pasi thonë se ashtu si edhe ne task forcen e parë do të gjobiten disa subjekte e do te favorizohen disa te tjere.

“Eshtë shumë e vështirë t’i komunikosh klientit se është e ndaluar pirja e duhanit, megjithatë ne e vlerësojmë nismën që qeveria ka marrë, por problemi është që kjo masë duhet marrë për të gjithë njëlloj e jo të bëhen diferencime për lokale që kanë mbështetje”, tha Janko Rushi, menaxher lokali.

Nje tjeter fenomen i konstatuar gjate ketij aksioni ka qene denoncimi pronareve te lokaleve qe respektonin ligjin antiduhan karshi atyre, qe nuk e kane marre seriozisht task forcen e re.Gjate nje kontrolli rutine inspektoret e task forces se Ministrise se Shendetesise leshuan nje flete gjobe ne vleren 50 mijë lekë, për arsye se në një subjekt në një zonë të frekuentuar u gjetën klientë që konsumonin duhan në ambient te mbyllur.

“Nga 22 kontrolle, vetëm një është kapur në thyerje të ligjit, i cili është penalizuar me 50 mijë lekë të reja, pasi në lokal konsumohej duhan dhe ishte në thyerje flagrante të zbatimit të ligjit. Ne do të vazhdojmë paradite, pasdite dhe në orët e vona të mbrëmjes, do të punojmë 24 orë dhe do të kryejmë kontrolle, duke kërkuar që të gjithë drejtuesit e bareve dhe restoranteve të na mirëkuptojnë”, tha Roland Shuperka, koordinator i ligjit antiduhan.

Nese subjekti nuk ben pagesen e gjobes brenda nje afati kohor prej 10 ditesh, atëherë për çdo ditë më pas fillon kamat vonesa. Task Forca e Ministrisë së Shëndetësisë thjesht monitoron ne terren, nderkohe qe grupe te tjere me inspektore te Autoritetit Shendetësor Rajonal vijojne punen çdo dite ne terren.

Pak para se të niste ky aksion, autoritetet e shëndetësisë thanë se nuk do të ndikohen nga ndërhyrjet për të hequr gjobat, pasi klientelat kanë bërë që të dështojnë aksionet e mëparshme. Por pronarët thonë se duhen aplikuar gjoba edhe për qytetarët, pasi shpesh ata ndeshen me njerëz të dhunshëm që nuk binden.

Top Channel