Ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka deklaruar të hënën se situata nga
zjarret është problematike në disa zona, sidomos në Bozdovec dhe në
Lurë.

Në një prononcim për mediat  Noka theksoi se është shuar pjesa dërrmuese e zjarreve në vend, ndërsa kërkoi nga drejtësia ndëshkimin e 70 zjarrvënësve, tashmë të arrestuar nga policia.

Ndërsa në lidhje me shifrat e rënduara të vrasjeve në tre muaj e fundit, ministri u shpreh se ka një përkeqësim të situatës, por nga ana tjetër ka shifra rekord të zbulimit të krimeve dhe arrestimeve.

PS: Pushteti vetëm fajëson opozitën

Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të brendshëm Flamur Noka për situatën nga zjarret dhe akuzat e tij drejtuar opozitës se po bën politikë me këtë fatkeqësi.
 
Në një prononcim për mediat, deputeti i PS-së Sajmir Tahiri theksoi se e vetmja llogjikë që i ka mbetur pushtetit është të fajësojë opozitën për gjithçka.
 
“Falenderoj ministrin Noka për mesazhin e solidaritetit por Kryeministri s`ka thënë asnjë fjalë për të gjitha hektarët që janë shkrumbuar. Kryeministri s`ka folur as edhe një fjalë për krimet dhe kriminelët. Shqiptarët kanë sy të shikojnë zjarret dhe kanë sy e veshë të dëgjojnë për krimet dhe për këtë fajin nuk e ka opozita” tha Tahiri.
 

Top Channel