Minatoret e zonës D kanë nisur punën pas muaj të tërë ndërprerje. Për
nisjen e punës ka shërbyer vendimi i gjykatës që detyron kompaninë ACR
të hapë portat për të lejuar minatorët e kompanisë tur Alb Krom për të
punuar në zonën D të kësaj miniere kromi.

Per me shume se nje vit puna ne kete pjese te minieres eshte nderprere per shkak te greves se pergjithshme qe morren minatoret dhe me pas per shkak te konfliktit mes kompanive qe shfrytezojne krom. Gjate kesaj kohe minatoret jane angazhuar ne protesta ku kane kerkuar rikthimin ne pune. Nderkohe konflikti mes kompanive vijon. Koncesionaret e ACR u kane kerkuar minatoreve te kalojne per te punuar ne pusin numer 2.

Zona D eshte e njohur per stoqet e kromit dhe shfrytezimin nga firma dhe persona ne menyre te jashteligjshme dhe per kete arsye eshte gjithnje burim konfliktesh.

Top Channel