Flakët pushtojnë ullishtat në Sauk

02/09/2012 15:30

Zjarret pushtuan sot edhe kodrat e mbjella me ullinj në fshatin Sauk i Vjetër, në Tiranë.

Flakët janë vërejtur në mesditë kur banorët e zonës kanë parë retë e tymit dhe janë vënë menjëherë në alarm. Kjo për shkak se vatra ishte jo vetëm në mesin e ullishtave, por edhe shumë afër shtëpive të banimit.

Banorët nisën të shuanin flakët me mjete rrethanore, ndërsa njoftuan edhe zjarrfikësit që bënë të mundur ndalimin e zgjerimit të vatrës së zjarrit.

Mësohet se është ndaluar një banor i fashtit i cili dyshohet se ka qenë edhe autor i zjarrvënies. Ai kishte tentuar të digjte një sipërfaqe të tokës së tij, por flakët kanë dalë nga kontrolli duke përfshirë edhe ullishtat e fshatit.

Top Channel