Të paktën 21 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në Shqipëri. Një prej tyre, ai në Karaburun u evidentua në orët e vona të së premtes, duke qenë vatra më e re në vend dhe shumë problematike.

Autoritetet atje e kanë pothuajse të pamundur të ndërhynë dhe askush nuk po punon për të izoluar vatrën që po përhapet.

Zjarri në Dajt mbetet më aktiv në pjesën jugore, për shkak të erës së fortë. Por ndërsa lajmi i mirë nga Dajti është se nuk rrezikohet Parku Kombëtar, një tjetër park po kaq i rëndësishëm është duke u djegur.

Situata mbetet tejet problematike në Bozdovec, ku edhe pas ndihmës me forca të shumta ushtarake zjarri rrezikon të zgjerojë perimetrin e tij. Kjo vatër ka më tepër se një javë që mbetet aktive.

Gjithashtu, në qarkun e Korçës ka zjarre në Hoçisht, Bradvicë dhe Gjyres. Ndërkohë që është riaktivizuar edhe zjarri në Hondisht të Mokrës. Problematike mbetet edhe situata në qarkun e Shkodrës, ku të gjashta vatrat e zjarrit ekzistojnë prej ditësh.

Komunat Kelmend, Shkrel, Qafa e Malit, Blerim, Iballe, si dhe fshati Mide janë të përfshira nga flakët dhe pavarësisht ndihmës ushtarake edhe asaj nga banorët e zonave përreth, ende nuk po bëhet i mundur përmrësimi i situatës.

Qarku Dibër ka 4 vatra zjarri aktive, mes të cilave ajo tek Liqeni i Bruçit. Ndërkohë, një tjetër park kombëtar mbetet në flakë, ai i Lurës. Të dhënat zyrtare referojnë se është vënë nën kontroll dhe flakët nuk po përparojnë, por në Dibër zjarri ka përfshirë Klenjën, në komunën Trebisht. Disa zjarre në këtë qark janë shuar plotësisht.

Në qarkun e Lezhës janë aktive 2 vatra zjarri, ku ajo e Oroshit vazhdon të jetë më problematikja. Edhe qarku Elbasan ka 2 vatra zjarri aktive, një në rrethin e Librazhdit, në Malin e Raduzit, dhe një në fshatin Tushaj, në komunën Sult. Në Kukës mbeten 3 vatra zjarri aktive, ndërsa të premten një vatër e re zjarri u shfaq në komunën Margegaj të Tropojës.

Ndërkohë që emergjencat civile janë duke pritur ndihmë nga ajri, e cila këtë radhë do të sigurohet nga shteti slloven. Sipas Ministrisë së Brendshme, helikopterët sllovenë priteshin të vinin pasditen e së shtunës, por më pas u mësua se ardhja e tyre është shtyrë për më vonë. Ndërkohë, helikopteri turk është larguar nga Shqipëria.

Lurë, vetëm ndihma nga ajri sjell zgjidhje

Per me shume se nje muaj, Parku Kombëtar i Lures, është prekur nga vatra zjarri te shumta, te cilat kane shkaterruar te pakten 189 hektare siperfaqe pyjore. Djegia e kesaj siperfaqeje, ka shkaktuar probleme jo vetem ne pyje, por edhe ka ndotur mjedisin.

“Ne ekonomine pyjore Lure qe nga dita e pare qe ka rënë zjarri qe ka rreth 1 muaj, jane rreth 184 ha siperfaqe te pershkuara, 95 ha pyje dhe 17 ha kullote. Nga 184 ha nga keto jane rreth 95 ha jane te djegura”, tha drejtori i Shërbimit Pyjor në Dibër, Gafurr Gazidede.

Per shuarjen e vatrave te zjarrit ne Lures, kane ndihmuar me se fundi edhe ushtare te Forcave te Armatosura dhe banore te zonave perreth por operimi ne ne nje terren te thyer, ku ndodhen vatrat e bejne tejet te veshtire per te izoluar e vene nen kontroll vatrat e zjarrit. Kreu i Drejtorise Pyjore mendon se vetem ndihma nga ajri mund ta stabilizoje situatën.

“Ne me këto mundësi që kemi kerkojme ndihmen e ushtrise me helikopter e cila mund te levizë neper terene shume te veshtira”, tha Gazidede.

Kreu i Sherbimit Pyjor i ben thirrje komunitetit per te ndihmuar ne shuarjen e ketyre zjarreve duke e konsideruar Parkun e Lures si një pronë e të gjithëve.

Top Channel