Tiranë, zjarr në Presidencë

01/09/2012 22:05

Një zjarr, ndonëse i përmasave të vogla, ka rënë mbrëmjen e së shtunës në selinë e Presidencës, në Tiranë.

Nga informacionet e fundit mësohet se zjarri ka rënë në katin e tretë, duke shkaktuar disa dëme materiale dhe pa vënë në rrezik jetën e personelit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikës, të cilët pasi kanë punuar me intensitet i kanë vënë flakën nën kontroll dhe kanë çuar situatën drejt normalizimit.

Ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka shkaktuar zjarrin, por nga hetimet paraprake të zjarrfikësve dyshohet se motiv ka qenë një defekt në sistemin elektrik të selisë presidenciale.

Top Channel