Sherri për kullotat, rëndë 30-vjeçari

31/08/2012 10:00

Një 30-vjeçar është duke luftuar për jetën ne spitalin e Lushnjes, pasi u plagos me thikë nga një bashkëfshatar i tij pas një zënke banale mbi kullotën e bagëtive në fshatin Stan Karbunarë.

Sokol Mitri u qëllua me thikë nga Ylli Drini, i arrestuar disa minuta më pas nga forcat e rendit.

30-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, ku raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Një javë më parë, në një ngjarje të ngjashme në fshatin Grabian të Lushnjes, 35-vjeçari Servet Snalla u vra me thikë nga bashkëfshatari i tij Nezir Mehmeti, pasi bagëtitë e viktimës kishin hyrë në parcelën e mbjellë me jonxhë të vrasësit.

Top Channel