Të hënën, “luftë” me duhanin

29/08/2012 00:00

Të hënën, pronarët e lokaleve apo bareve por edhe të ambienteve të tjera
publike nuk do të tolerohen nga Task Forca e ngritur nga Ministria e
Shëndetësisë, për zbatimin e ligjit Antiduhan.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero shprehet se tashmë nuk do të ketë me telefonata “miqsh” për të hequr gjobën e vendosur nga task force.

“Jemi shumë të vendosur të kërkojmë zbatimin dhe vetëm zbatimin e ligjit. Ju lutem të gjithë qytetarëve, pronarëve, drejtuesve të institucioneve që të respektojnë ligjin. Gjoba nuk është qëllim në vetvete, gjoba vjen në zbatim të ligjit dhe gjobat këtë radhë nuk do të kenë ‘mik’ prapa. Nuk do të ketë telefonata që do të mundësojnë anulimin e një gjobe”, thotë Pipero.

Pipero u kerkon qytetareve te respektojne ligjin duke vendosur tabelat antiduhan, duke larguar tavllat nga tavolinat, si dhe duke mos lejuar askend te perdore duhan ne ambientet qe administrojne. Sipas Piperos, task force ngritur nga Ministria e Shendetesise do te beje koordinimin, pasi jane disa grupe qe do te funksionojne per respektimin e ligjit.

“Gjoba do të vihen për ata që e thyejnë ligjit. Ne do të kërkojmë zbatimin e ligjit. Standardi ynë do të jenë sa lokale, sa institucione zbatojnë ligjin. Ka përfunduar ngritja e grupeve respektive të task forcës në të 12 rajonet e vendit. Ditën e hënë nis puna në zbatim të ligjit kundër duhanit”, tha Pipero.

Ligji Antiduhan nisi te zbatohej nje vit me pare, madje shume pronare lokalesh u ndergjegjesuan me gjoba apo jo, dhe nisen te mos lejonin duhanin ne ambiente te mbyllura, por kjo zgjati vetem per tre muaj duke bere qe duhani te lejohej serish ne ambientet e mbyllura.

Top Channel