Gjirokastër, brezi i ri i analfabetëve

29/08/2012 00:00

Lagjja Gërhot në Gjirokastër ka aktualisht rreth 200 banesa të gjitha të ndërtuara gjatë 10-15 viteve të fundit

Lagjja përbëhet kryesisht nga qytetarë që migruan nga zonat rurale të Elbasanit, Beratit, Korçës, Peshkopisë, Lushnjës, por edhe komunat përreth Gjirokastrës që vendosën të rifillojnë jetën në këtë vend.

Banorët thonë se rreth 70 perqind e fëmijëve nuk shkojnë në shkollë pasi nuk ka asnjë të tillë në këtë lagje. Prindërit e justifikojnë braktisjen me varfërinë, kushtet e vështira të jetesës dhe pamundësinë për t’i shoqëruar fëmijët e tyrem në shkollë.

Më shumë se 80 fëmijë të kësaj lagjeje nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë. Disa prej tyre e kanë braktisur shkollën pasi kanë kryer 2-3 klasë ndërsa më të vegjëlit nuk kanë qenë kurrë në shkollë. Në këto kushte shumë vajza të tjera të moshës 11 deri në 15 vjec  shfrytëzohen cdo ditë për punë të detyruar. Ato ndihmojnë familjet e tyre të punësuara në grumbullimin e shisheve dhe materialeve të tjera për riciklim.

Nje brez i tere analfabetesh po rritet ne kete lagje te re te Gjirokastres, se ciles i mungon çdo sherbim dhe eshte jashte çdo vemendje.

Top Channel