Cannon: Në kohë për marrjen e statusit

27/08/2012 00:00

Gjatë një vizitë në qytetin e Gjirokastrës ambasadori britanik në Tiranë
ka komentuar çështjen e marrjes ose jo të statusit të vendit kandidat
nga Shqipëria.

Ambasadori tha se edhe ne si një prej vendeve të Bashkimit Europian jemi të interesuar që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, dhe ne shton ambasadori shpresojmë që kjo të ndodhë këtë vit, ose në të ardhmen e afërt.

“Të gjithë e dimë se ajo që ka të bëjë me cështjen e drejtësisë këtu, koruspionin dhe rastet specifike që gjykohen prej gjykatave shqiptare, gjithashtu cështjet e krimit të organizuar hyjnë mes 12 kritere të cilat duhet të plotësohen për marjen e statusit kandidat. Këto janë aspekte të rëndësishme të kritereve dhe të gjitha vendet anëtare janë të interesuara të shikojnë më shumë progres rreth ketyre cështjeve. Une mendoj se ne nuk mund të vecojmë mes kritereve  më të rëndësishme megjithatë mund të nënvizoja reformën zgjedhore.Reforma zgjedhore ishte një pikë kyce dhe tjetra sigurisht ka qënë  cështja e imunitetit të deputetëve dhe gjithashtu imunitetit për gjyqtarët. Këto janë cështje që kanë kërkuar një konsesus të gjerë dhe konsesusi i mëtejshëm do të jetë në interes të klasës politike këtu dhe reformave në Shqipëri. Ndaj këtyre aspekteve anëtarët e Bashkimit Europian janë shumë të vëmendshëm dhe të dyja këto cështje po marin zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë në mënyrë urgjente për ti paraprirë vlerësimit të ardhshëm”, tha Nicholas Cannon.

Ambasadori tha se Shqipëria duhet ta shikojë cështjen e anëtarësimit si objektiv dhe duhet të përqafojë atë si një objektiv kombëtar. Ky objektiv duhet të tejkalojë interesat politike.

“Unë mendoj që për vendin,për partitë politike  e për parlamentin ky prioritet nuk ka qënë aq prioritar. Pa dashur të jem oponent i cështjeve të brendshme të vendit dhe problemeve të klasës politike dua të them se nëse ky është një objektiv duhet ndjekur si i tillë nga të gjithë”, tha ambasadori.

Ambasadori nderkohe vleresoi se Shqiperia i mbijetoi krizes ekonomike qe ka pushtuar vendet e tjera duke thene se e shikon këtë si një kontribut të menaxhimit ekonomik të vendit.

Top Channel