Delegacioni i kryeparlamnetareve të Europës u pritën në Bashkinë e
Vjenës. Si një nga modelet më të mira të njohura për aplikimin e
buxhetimit gjinor, Bashkia e Vjenës mikpriti sesionin e tretë të takimit
të kryeparlamentareve të Europës, kushtuar kësaj teme.

Duke marrë fjalën gjatë diskutimeve të këtij sesioni, Kryetarja e parlamentit shqiptar Jozefina Topalli tha se në Shqipëri, gratë janë të mirëshkolluara dhe me një ambicie të vlerësueshme për të kontribuuar në çdo fushë.
Edhe pesidenti Federal i Austrisë, Heinz Fisher rezervoi një pritje në Pallatin Presidencial për nder të Kryetareve të Parlamenteve të Europës, që për dy ditë me radhë po marrin pjesë në takimin e VI të këtij formati, që organizohet nën kujdesin e Kryetares së Parlamentit të Austrisë, Barbara Prammer.

Gjatë pritjes, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njohu Presidentin Fisher mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri. ‘Në kohë sfidash globale,- tha Topalli,- Shqipëria vazhdon të njohë rritje ekonomike pozitive. Sipas saj, të dhënat tregojnë se në Shqipëri nuk ka rritje papunësisë, në ndryshim nga sa ndodh në shumë vende të tjera’.
 

Top Channel