Zjarr në Krrabë, rrezikohet rruga kombëtare

24/08/2012 16:35

Vatrat e zjarrit që kanë pushtuar disa rajone të vendit tashmë rrezikojnë edhe bllokimin e rrugës kombëtare Tiranë-Elbasan.

Në orët e drekës së të premtes, disa hektarë pyje u ndezën nga flakët në Krrabë, duke u afruar deri pranë rrugës nacionale e disa banesave te fshatit.

Makinat zjarrëfikëse të të dy qarqeve kanë mbërritur në vendngjaje, por si rrjedhojë e terrenit të vështirë dhe mungesit të aksesit rrugor, e kanë pasur të vështirë të vendosin nën kontroll flakët.

Për momentin, zjarret favorizohen edhe nga temperaturat e larta.

Gjatë muajit gusht, Shqipëria është përballur me disa zjarre që kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje në të gjithë vendin.

Vatrat në problematike ishin ato të Malit të Dajtit, pranë fshatit të Priskës, në Bulqizë, Pukë, pranë Beratit dhe Gjirokastër, ndërsa aktualisht, gjendja paraqitet problematike pranë Dhërmit, ku zjarret në Hondraq kanë dëmtuar qindra pemë ulliri dhe në malësitë e Tepelenës, ku flakët u përhapën të enjten pas një zjarrvënie të qëllimshme.

Top Channel