Topalli: Zgjuarsi të investosh te gruaja

24/08/2012 00:00

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka marrë pjesë në takimin e
kryetarëve të parlamenteve europianë,  organizuar nen kujdesin e
kryeparlamentares austriake.

Në këtë panel, ku u diskutua lidhur me shkaqet e krizës financiare globale si dhe buxhetimi gjinor, Kryetarja Jozefina Topalli vuri theksin tek ndikimi i rolit të gruas në dhënien e zgjidhjeve për krizën ekonomike përmes alternativave të tyre në kapërcipimin e kësaj situate globale.

Ne fjalen e saj ne panel kryetarja e kuvendit deklaroi se eshtë mençuri të investosh tek gruaja. Kriza ekonomike globale mund të jetë një mundësi për të krijuar politika të reja gjinore. Investimi për gratë mund të jetë një zgjidhje e zgjuar.

Gratë mund të jenë një alternativë për krizën globale. Në syrin e kësaj krize ekonomike globale, grate mund të jenë elementët e ndryshimit.” u shpreh Kryetarja Jozefina Topalli. Duke folur për ndikimin e grave lidere në botë, Kryetarja e Kuvendit, tha: “Dy dite me pare, revista Forbes rendiste ne top listen e 100 grave me te fuqishme te botes kancelaren gjermane Angela Merkel, Sekretaren amerikane tes htetit Hilari Klinton, dhe presidenten braziliane Dilma Rusef. Disa tituj kryesor ngrinin pyetjen: Hilari Klinton, Merkel, Ledi Gaga: Cila prej tyre eshte me e fuqishme? Une s’e di kete. Ajo qe di eshte se keto lidere kane nje ze te fuqishem sot ne bote”.

Top Channel