Ruçi: Imami do mbajë përgjegjësi

24/08/2012 20:45

PS deklaroi se ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka shkelur ligjin sërish me emërimet e gjeneralëve dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi.

“Ka mjaft probleme, si ajo e përgjimit të opozitës dhe përfaqësuesve të diplomacive të huaja pa autorizim, të cilat janë mbyllur me sesionin e parë parlamentar, por që do të hapen në sesionin e ri”, deklaroi kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi.

Nga Korça, ku ndodhej së bashku me lidershipin e PS, Ruçi komentoi zhvillimet e fundit dhe u shpreh se opozita do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore me fillimin e sesionit të ri parlamentar.

“Do të hedhim hapat tanë. Pa bërë fare konsultime, një ushtarak i këmbësorisë caktohet të drejtojë flotën detare. Kuptohet që kjo është në kundërshtim me ligjin”, theksoi Ruçi.

Top Channel