Infrastruktura në Tiranë, nis ndërtimi i një rruge

24/08/2012 00:00

Brenda 8 muajsh rruga ‘Llambi Zicishti’ në Kombinat do të përfundojë së
asfaltuari. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet  për asfaltimin,
sistemimin e ujërave të zeza e të bardha,ndriçimin dhe gjelbërimin e
saj.

“Arsyeja pse ndodhemi këtu është për parë nisjen e punimeve për rrugën “Llambi Ziçishti” dhe rrugën e Varrezave të Sharrës. Investimi do të shërbejë gjithashtu për t’i dhënë afro një mijë banorëve të zonës parametra europianë, ndonëse terreni është i vështirë, pasi kjo pjesë e Tiranës ndodhet faktikisht në kodër dhe ndonëse shtëpitë janë ndërtuar prej vitesh kushtet përngjasojnë me gjendjen e para disa vitesh të komunave më të thella dhe të harruara të vendit”, tha Basha.
 
Sipas kryetari e Bashkise Lulzim Basha ne Kombinat do nise puna edhe per shtrimin e Rruges se Qelqit, si dhe po punohet per rikonstruksionin e ambienteve ne disa shkolla.

Top Channel