Dropulli i Poshtëm, mbi 15 vjet pa ujë

23/08/2012 00:00

Banorët në pjesën e Sipërme të fshatrave të Dropullit të Poshtëm nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej të paktën 15 vitesh.

Banorë të fshatit Frashtan thonë se situata është alarmante dhe se askush nuk i ka dëgjuar ankesat e dhjetëra familjeve. Madje sipas tyre komuna ka sugjeruar që problemit ti japin zgjidhje individuale.

Vetëm një vit më parë uji mungonte për të gjithë banorët  e kësaj zone. Shkak në atë kohë ishte sistemi me ngritje mekanike që furnizonte fshatrat dhe pamundësia finaciare e komunës për të përballuar faturat e energjisë për pompat që siguronin furnizimin me ujë.

Por edhe ndërtimi i ujësjellësit rajonal të 7 fshatrave të Dropullit të Poshtëm nuk ka arritur të zgjidhë situatën e furnizimit me ujë për të gjithë banorët, vecanerisht ata qe ndodhen 100 metra mbi lugine. Mbartja e ujit me krahë kafshë apo mjete deri në banesa në këtë zonë është bërë pjesë e rutinës së përditshme të banorëve. Më të moshuarit që nuk kanë mundësi të transportojnë ujin jetojnë me ujin që grubullojnë ullukët e çative në sterat e shtëpive. Kreu i komunës i pyetur mbi këtë problem ka mohuar që të ketë problem të furnizimit me ujë të pijshëm në të 7 fshatrat e Dropullit të Poshtëm.

Top Channel