Mishi me baktere, kontrolle në restorante

22/08/2012 00:00

Tre restorante luksoze në Tiranë, në zonën e Saukut, të preferuar nga
qytetarët kryesisht për ofrimin e mishrave, nuk respektojnë kushtet
higjieno-sanitare. Ne mostrat e ushqimit te analizuara nga Drejtoria  e
Shëndetit Publik janë gjetur ngarkesa bakteriologjike.

Ndonese nuk publikon emrat e restoranteve, Drejtoria e Shendetit Publik ka lëshuar fletë gjobe në vlerën 50 mijë leke ndaj tyre, për t’u rikthyer serish per kontroll.

“Ka patur raste edhe në subjekte që janë të kontrolluar nga ana jone kanë dalë me ngarkesa bakteriale edhe restorante të ndryshme, për të cilat është marrë vendimi me gjobë dhe masë administrative siç e parashikon ligji. Garantojmë qytetarët se inspektimi do të vazhdojë në të gjithë subjektet dhe njësitë e ndryshme tregtare, në mënyrë që ky sezon turistik të jetë i qetë dhe pa probleme deri në përfundimin e tij”, tha Mëhill Gecaj, drejtor i Drejtorisë së Shendetit Publik.

Sipas drejtorit Gecaj jane ushtruar kontrolle ne lokale bare restorante dhe sherbime te tjera tregtare, ku jane konstatuar edhe mungesa te dokumentaconit apo mungese te sigurimit shendetsor per punonjesit.

“Kontrolluar ka konsistuar në disa pika. Në lidhje me kushtet higjieno-sanitare të subjekteve ku punohetë , në lidhje me pajisjen e punonjësve me libreza shëndetësore me marrjen e monstrave për analizime laboratike. Organet e inspektoriatit sanitar kanë bërë edhe kontrolle të tjera në lokale në Tiranës, në bashkinë Vorë dhe Kamëz. Brenda kësaj periudhe janë kontrolluar 454 objekte nga të cilat vetëm rikontroll është bërë në 159 prej tyre. Janë lënë 128 procesverbale me detyra dhe afate kohore të përcaktuara siç parashikon ligji për inspektoriatin sanitar dhe ligjin për shëndetin publik”, tha Gecaj.

Kreu i Drejtorise se Shendetit Publik deklaroi se do te vazhdojne kontrollet per te eliminuar çdo abuzim qe cenon shendetin e konsumatoreve. Ne rastet kur edhe pas gjobes subjektet kapen serish me shkelje ateherë Drejtoria e Shendetit Publik ka te drejten e marrjes se vendimit deri ne mbylljen e tij.

Top Channel