Holtkemper: Reformat bëjini për veten

22/08/2012 00:00

Shqiptaret duhet t’i bejne reformat për veten e tyre dhe jo për të
huajt. Kjo eshte porosia e dhene nga ambasadorja gjermane ne Tirane.

Gjate nje vizite ne qytetin e Gjirokastrës ajo ju përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve në lidhje me progresin e kryer nga Shqipëria në ambicjen e marrjes së statusit të vendit kandidat.

“Mund të them se ka pasur progres,Kodi i ri Elektroral ka kaluar në Parlament, ndërsa qeveria dhe opozita po diskutojnë për reduktimin apo heqjen e imuniteteve. Ka diskutime për reformimin e institucioneve legale dhe sistemin e drejtësisë kështu që në tërësi po flitet për më shumë reforma dhe ne shpresojmë që kjo të materializohet. Mendoj që për ne, por më shumë për shqiptarët është e rëndësishme të përsosin sistemin e drejtësisë, kjo do të përmirësonte cilësinë e zbatimit të ligjit dhe relatat mes vetë shqiptarëve, gjithashtu marrëdhëniet mes institucioneve dhe biznesit,  por dhe mes insitucioneve dhe biznesit të huaj. Por përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të huajve kështu që na harroni ne dhe bëni reformat për veten tuaj, krijoni një shoqëri më përfshirëse një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të sigurtë për insitucionet shqiptare dhe biznesin dhe ju do ta merrni statusin e vendit kandidat automatikisht”, tha ambasadorja Carola Muller Holtkemper.

Ambasadorja e Gjermanisë po monitoron zbatimin e disa projekteve të financuara me fonde gjermane në disa rrethe të Jugut, projekte me impakt kryesisht në fushën e shërbimeve dhe përkrahjes së kategorive sociale në nevojë.

Top Channel