Vrasje në Fier dhe në Lushnje

21/08/2012 23:35

Dy persona mbetën të vdekur në dy ngjarje të ndryshme të ndodhura pasditen e së martës në Fier dhe në Lushnje.

Rreth orës 19:00, në një lokal në lagjen “Liria” në Fier, u ekzekuta me pesë plumba pistolete 45-vjeçari Lulzim Heqimaj, banor i kësaj lagjeje.

Policia dyshon se shkak i vrasjes së tij mund të jetë hakmarrja.

Heqimaj u qëllua pesë herë, ndërsa autoritetet morën në pyetje dëshmitarët pamorë për të zbardhur ngjarjen, por deri tani nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Ndërsa më herët, në fshatin Grabian të Lushnjes, u regjistrua një tjetër vrasje pas një grindje për kullotat që i mori jetën një 35-vjeçari.

Nezir Mehmeti vrau me thikë bashkëfshatarin e tij Servet Snalla. Mehmeti, së bashku me bashkëshorten shkruan në arën e tyre dhe gjendën brenda parcelës së mbjellë me jonxhë delet e Snallës.

Pas debateve, Nezir Mehmeti e goditi me thikë 35-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në gjendje shoku, vrasësi i telefonoi të afërmve të tij pas ngjarjes, duke i kërkuar që ta ndihmon të transportonte viktimën për në spital, por Snalla ndërroi jetë gjatë rrugës.

Policia, e cila realizoi arrestimin e Mehmetit, tha se grindja ishte momentale dhe se nuk kishte pasur konflikte të mëparshme midis protagonistëve të kësaj tragjedie.

Top Channel