Berisha firmos rritjen e pagave

20/08/2012 00:00

Zëdhënësja e kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, njoftoi ditën e hënë firmosjen nga kryeministri të vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të nëpunësve të administratës.

Zëdhënësja e kryeministrit tha se këto zhvillime tregojnë stabilitetin financiar të situatës në Shqipëri.

“Kryeministri Berisha firmosi vendimin e qeverisë të datës 16 gusht për rritjen e rrogave të punonjësve të administratës. Me këtë rritje realizohet pikë për pikë premtimi i qeverisë për pagat dhe pensionet”, deklaroi zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli.

PS: Berisha mashtron me rritjen e rrogave

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja ka dalë pasditen e së hënës në një konferencë për shtyp, ku ka akuzuar qeverinë për mashtrim me rritjen e rrogave dhe pensioneve.

“Nga sot dëgjojmë se Saliu firmos rritjen e pagave. Por konsumi i familjeve ka rënë, kjo është diçka e provuar”, ka deklaruar Beqja.

Më tej, deputeti socialist është fokusuar tek taksat, të cilat nga kjo qeveri janë rritur në maksimum dhe që PS sipas tij, kur të vijë në pushtet do t’i lehtësojë.

“Berisha ka rritur taksat. Programi i PS për rilindjen shqiptare do ta heqë taksën e sheshtë dhe do ndihmojë klasën e mesme. Ata që kanë të ardhura më të ulëta do të paguajnë më pak”, ka shtuar Beqja. 

Deputeti i opozitës ka shtuar më tej se, në një situatë të rënduar ekonomike, kryeministri e ka mendjen vetëm se si të ndërtojë vilat e luksit për të dhe presidentin

Top Channel