Zvërnec, shtohet numri i pushuesve

17/08/2012 00:00

Komuna Qendër në Vlorë ka një nga plazhet që po kthehet në një destinacion shumë të preferuar veçanërisht nga familjarët.

Plazhi i Zvërnecit regjistron vitin e fundit numrin me te madh te pushuesve vendas dhe te huaj te cilet preferojne kete zone, e vetmja me plazh ranor ne gjirin e Vlores.

“Unë vij nga Luksemburgu dhe ndodhem ne Vlore prej 6 vjetesh pasi gruaja eshte shqiptare.Ne Zvërnec plazhi eshte shume i mire, por per pastrimin ka ende shume nevoje te punohet. Ketu eshte relaks dhe ushqimi eshte shume i mire”, thotë një pushues.

Per te ndryshuar teresisht zonen kane sherbyer ndertimi i rrugeve qe lidhin zonen dhe plazhet, te gjata jo me shume se 6 kilometra keto rruge lidhese, por edhe shetitorja e re, ndriçimi i zones, kanalizimet dhe trotuaret kane rritur ndjeshem edhe punesimin. Kryekomunari Fredo Berberi, thote se jane shtuar edhe te ardhurat e vete komunes.

Nderhyrja ne zone dhe me gjere eshte bere ne bashkepunim me Fondin Shqiptar te Zhvillimit. Ne kete komune ndodhet edhe zona e Nartes dhe manastiri i famshem qe eshte kthyer ne nje destinacion te shume vizitoreve te huaj qe ndalen ne Gjirin e Vlores.

Top Channel