Qeveria ka marrë sot një tjetër vendim që rrit kostot e buxhetit për pagat. Ajo vendosi që pagat e kryetarëve të bashkive të rriten duke përcaktuar edhe kufijtë maksimalë dhe minimalë.

Në krye të listës qëndron kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Sipas këtij vendimi të qeverisë, paga e Lulzim Bashës si kryetar bashkie mund të rritet deri në 174 mijë lekë, ndërsa e nënkryetarit të Bashkisë mund të arrijë deri në 140 mijë lekë në muaj.

Rritje të pagave ka edhe për kryetarët e tjerë të bashkive në varësi të numrit të popullsisë. Për njësitë vendore me mbi 100 mijë banorë, paga e kryetarit arrin deri në 116 mijë lekë, ndërsa tek bashkitë e vogla me vetëm 5 mijë banorë paga e kryetarit arrin deri në 55 mijë lekë në muaj.

Edhe pse vendimi i qeverisë është marrë në këtë mes gushti, efekti i pagës për kryetarët e bashkive do të fillojë që nga 15 korriku i këtij viti, pra një muaj më parë.

Top Channel