“E vrava për të shpëtuar veten”

16/08/2012 00:00

Gjykata e Tiranës vendosi që 18-vjeçarja Nazime Visha të qëndrojë 30
ditë burg, derisa prokuroria të sigurojë të tjera dëshmi për krimin për
të cilin ajo akuzohet.

Prokuroria e akuzoi per vrasje me dashje ne dem te shtetasit Fiqiri Muça, me te cilin ajo kishte edhe lidhje intime. Organi i akuzes kerkoi nje mase me te rende, ate te arrestit me burg pa afat, si dhe te vleresonte si te ligjshem arrestimin e saj ne akuzen e vrasjes me dashje dhe te armembajtes pa leje.

Vete e pandehura, tha se, nuk e kishte kryer vrasjen me dashje por ne kushtet e vetembrojtjes, pasi Fiqiri Muça ishte nisur nga Durresi per ta marre nga shtepia ku ajo fshihej. 18-vjeçarja nuk shprehu ndonje pendese per krimin e kryer per te cilen e kishte marre persiper.

Prokuroria si prove shtese pervec provave te fiksuara ne vendin e ngjarjes, paraqiti edhe deshmine e taksistit qe dergoi Fiqiri Muçen nga Durresi ne Krrabe. Sipas tij, Muça dhe e pandehura kishin kryer biseda telefonike intime, per me teper se nje ore. Gjithashtu sipas deshmise se taksistit, perveç vajzes qe deklaron te kete kryer 29 qitje me arme me qellim vrasjen e Muçes, per metra te tera me vrap kishte shquar edhe gjyshen dhe xhaxhanë e saj.

Por edhe prokuroria edhe mbrojtja thane se, 18-vjeçarja ishte perdhunuar sistematikisht nga shtetasi Muça qe kur vajza ishte me pak se 14 vjeç. Prokuroria tha se mbetet per t’u hetuar ne kete drejtim per t’u verifikuar deklarimet e 18-vjeçares. Gjykatesi Neritan Cena la afat me 30 dite burg, per Vishen duke i kerkuar Prokurorise te sqaroje akoma edhe me shume ngjarjen, si dhe te vertetoje pikerisht nese pretendimet e te akuzuares per dhunim sistematik nga viktima qendrojne apo jo.

Mesazhet e lidhjes së vajzës me viktimën

Nëse Prokuroria dhe Policia do të kishin hetuar siç duhet rastin e ikjes se Nazime Vishës, në atë kohë ende pa mbushur 18 vjeç, atëherë do të ishte parandaluar një vrasje dhe do të ishte zbuluar një skandal pedofilie.

Kjo eshte deklarata e avokates se caktuar nga shteti për të mbrojtur adoleshenten, e cila eshte ne pritje te daljes para gjykates per akuzen e vrasjes me dashje. Avokatja Vjollca Pustina deklaron se Nazime Visha eshte abuzuar seksualisht që pa hyrë ne klasen e tete ose thene ndryshe ende pa mbushur 14 vjece.

Vajza ka deklaruar se kur ka qëndruar me viktimën në një pyll të Bulqizës është dhunuar sistematikisht 11 ditë. Mendoj se ka patur vend për të bërë hetime dhe për të zbuluar më mirë këtë të vërtetë. Nëse do të kishin qenë hetime më të thella dhe më këmbëngulëse nga policia ndoshta kjo ngjarje do të ishte parandaluar dhe ndoshta do të ishte zbuluar edhe një skandal pedofilie. Fakti i tregon që një burrë në atë moshë të abuzojë me një fëmijë që ende nuk i kishte mbushur 14 vjec, Kodi Penal i dënon marrëdhëniet seksuale me të mitura”, tha Pustina.

Top Channel