Të mbyllen lokalet në fakultete

15/08/2012 00:00

Rektori i Universitetit të Tiranes Dhori Kule i ka dërguar një shkresë
Fakultetit të Mjekësisë, të Infermierisë dhe të Ekonomikut për mbylljen e
lokaleve që janë të hapura brenda këtyre ambienteve.

Zoti Kule, sqaron se kjo kerkese e rektoratit ka ardhur pas ankeses se studenteve, por edhe mungesës së ambienteve ne keto fakultete per laboratore. Ne Fakultetin e Mjekesise ka tre lokale, te cilat zene nje siperfaqe te madhe, ne nje kohe qe ne kete fakultet ka mungesa te medha per mjedise, ku te zhvillohet procesi mesimor. Ne fillim te shtatorit pritet te shikohet sesa eshte zbatuar ky urdher i rektoratit te Tiranes, i cili eshte nxjerre qe prej muajt maj.

Sipas rektorit eshte e mjaftueshme qe ne shume fakultete ku ka mungesa te medha ne hapesira dhe dyndje me studente te pushtohen mjedise nga tavolina, karrige ku sherbehen edhe pije alkoolike. Mungesa e ambienteve ne Universitetin e Ttiranes ka bere qe mesimi te zhvillohet pa nderprerje. Zgjidhja perfundimtare e çeshtjes se ambienteve jepet vetem me ndertimin e kampusit universitar, per te cilin qeveria ka dhene rreth 20 milionë leke, per fillimin e zbatimit te projektit.

Top Channel