Nata e Kadrit, një nga netët më të rëndësishme në fenë islame është festuar për herë të parë nga komuniteti mysliman dhe besimtarët e kësaj feje në një mënyrë madhështore. Në mungesë të një xhamie të madhe besimtarët myslimanë kanë kryer ritualin e faljes në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Nata e Kadrit është nata e begative të mëdha, e mieësisë, nata të cilën Zoti e ka caktuar që është e vlefshme sa një mijë muaj. Shpresoj që kjo natë dhe begatitë e kësaj nate të bashkojnë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të harrojnë ato halle që kanë dhe të bashkohen tek besimi në një Zot. Do të thosha që një nga mirësitë e shqiptarëe është se ne dimë të bashkohemi tek vlerat e përbashkëta, pavarësisht se nga vijnë ato”, tha Gazmend Aga, zv/kryetar i KMSH.

Pasi ka përmendur shpërblimet që do të marrë cdo besimtar për agjërimin e Muajit të Ramazanit dhe sakrificave që kalojnë ata në këto ditë të nxehta vere, kryetari i KMSH Haxhi Selim Muca i është lutur Zotit që paqja të mbizotërojë në kombin tonë.

Në këtë program festiv ka qenë i ftuar special egjiptiani Ahmed Naina një nga lexuesit më të mirë në botë të Kuranit.

Iftar në Sheshin e Flamurit

Mbi 800 besimtarë myslimanë,mbrëmjen e të martës kanë festuar Natën e Kadrit në Vlorë te mbledhur përballë Sheshit të Flamurit. Një poster i madh ishte vendosur në hyrjen e improvizuar të kësaj darke te mbeshtur nga deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri.

Kreu i Myftinisë së Vlorës, Hito Shaho për këtë natë është shprehur se falenderimet i takojnë vetëm Allahut.

Ne kete darkë te iftarit qe zgjati më shumë se dy orë nuk kishte ftesa, por çdo kalimtar i rastit kishte mundesi te darkonte.

 

Top Channel