Thaçi: Të gjithë në bisedime

14/08/2012 00:00

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka kërkuar një gjithëpërfshirje politike në bisedimet me Serbinë.

Ai ka thënë se, nuk është hera e parë që ndodhin takime mes autoriteteve kosovare dhe atyre serbe. Sipas tij, takime të tilla kanë ndodhur edhe në Rambuje, Vjenë dhe Bruksel.

Thaçi ka thënë se në Kosovë ka vend për të gjithë ata që duanë të bëjnë punë të mira, si për pozitën, ashtu edhe për opozitën, duke kërkuar që në bisedimet me Serbinë të ketë një gjithë përfshirje të spektrit politik.

“Në Kosovë ka punë për të gjithë në kuptimin e punëve të mira, edhe për pozitën, edhe për opozitën. Koalicioni është funksional, është duke punuar në axhendën e vetë mirëqeverisëse për t’i implementuar të gjitha standardet demokratike, qoftë në politikë, në legjislacion apo në ekonomi. Ndërsa mund të ketë hapësirë për shumë përfshirje në proçesin e takimeve të niveleve të larta për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin e Serbisë”, ka thënë Thaçi për RTK-në.

Por, kreu i partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa i LDK-së është shprehur kundër formimit të një “ekipi të unitetit” në bisedimet me Serbinë.

Top Channel