Historia e vajzës 18-vjecare

13/08/2012 23:00

Për të shkuar në Malvilëz, një fshat i harruar nga gjithcka, të orientojnë ata pak banorë të cilët sapo të shohin e kuptojnë pa u thënë se drejtimi ynë është për në shtëpinë e 18 vjecares Nazmije Visha.

Mes maleve dhe rrugës së keqe që s’ka fund mbërrijmë në një banesë të vjetër e gati për t’u rrëzuar pas më shumë se dy orësh.

Por për familjen Visha, varfëria nuk është asgjë para asaj që ata e quajnë fatkeqësinë më të madhe të tyre. “Një miqësi me familjen e Fiqiret Mucës që u mbyll me turp”, thonë ata.

Nëntë vjet më parë kur Nazmije Visha s’kishte mbushur ende nëntë vjec, Fiqiret Muca u prezantua në shtëpi nga kryefamiljari Beqir Visha. Të dy burrat prisnin dru dhe i zoti i shtëpisë e strehoi atë gjatë dimrit dhe në vijim për shkak të largësisë që viktima kishte me shtëpinë e tij në një fshat në Burrel.

Miqësia mes tyre u forcua akoma më shumë kur Fiqireti kërkoi dorën e njerës prej vajzave për të vëllain, martesë kjo që u krye brenda pak muajsh.

“Nuk isha kuptuar gjë, ishte bërë mik shtëpie. Pastaj gocën e kisha të vogël, nuk na shkonte mendja që mund të na bëte ndonjë të keqe, hynim e dilnim tek njëri-tjetri. Nuk ndikoi te miqësia pasi rrëmbeu vajzën. Nuk kishim mundësi të shkonim në polici për të hetuar. Ai e mbatji gocën 9 ditë në pyll, në Burrel, e mori policia pastaj”, tha Mejte Visha, e ëma e Nazmije Vishës.

Por ndërsa Fiqiret Muca vazhdonte të vinte në këtë shtëpi, ikja e vajzës që ende si kishte mbushur 18 vjec ra si një bombë në këtë familje.

“Desha të pija helm, piva…por më shpëtoi fati im se do kisha vdekur”, thekson Mejte Visha, e ëma.

Por për cudi rrëmbimi apo ikja e adoleshentes që në atë kohë ende ishte minorene u mbyll për autoritetet “Ikje me dëshirën e saj nga shtëpia”.

“Po kush e kuptoi cfarë ishte ikje apo rrëmbim. Nuk na treguan gjë, ne nuk dimë asgjë. Kur mora vesh për vrasjen mendova që një siklet një gjë e ka pasur ajo që e ka bërë këtë“, thotë Anime Haxhiu, familjare.

“Pasi u kthye e ka thënë vajza me gojën e saj, ja do ta vras ja do të më vrasë. Nuk jetoj dot më thoshte, pasi më shikojnë njerëzit, më flasin njerëzit nga turpi”, thotë Sanije Visha, familjare.

Kur policia e gjeti Nazmije Vishën ajo nuk u kthye më kurrë në shtëpinë e prindërve të saj.

“Nuk ka ardhur më në shtëpi vajza, vajti tek njerëzit e mi dhe tek njerëzit e burrit tim. Nuk erdhi nga turpi i fshatit. U mashtrua, i ra mendja gocës, por i ra me vonesë”, tha e ëma, Mejte Visha.

Top Channel