Aksident në Elbasan, vdesin dy motra

12/08/2012 09:15

Dy adoleshente humbën jetën dhe nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, pas një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës në Elbasan.

Siç raportuan burimet policore, një shtetas me inicialet D.Ç, përplasi në unazën e qytetit me mjetin e tij tre këmbësore.

Aksidenti i ndodhur në rrethana ende të paqartësuara i kushtoi jetën në vendngjarje 18 dhe 17-vjeçareve Paula e Baftjare Hekurani.

Ato shoqëroheshin nga nëna e tyre, e cila gjithashtu u përplas nga mjeti dhe është duke luftuar me vdekjen në spitalin rajonal të Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja, por ai është identifikuar nga forcat e rendit dhe është shpallur në kërkim.

Ditën e shtunë, në një tjetër ngjarje tragjike, pesë shqiptarë mbetën të vrarë në dy aksidente paralele të ndodhura në afërsi të Janinës, në Greqi.

Një javë më parë, në një ngjarje të ngjashme të ndodhur në unazën e Peqinit, tre mjete u përplasën midis tyre, duke shkaktuar tetë të plagosur.

Top Channel