Zjarrfikësit “ngecin” në rrugë

10/08/2012 00:00

Nisja e zjarrfikesve te Elbasanit drejt operacioneve per shuarjen e
vatrave te zjarrit është nje makth i vërtetë. Drejtori i ketij reparti
thote se 200 metra rruge ne hyrje te sacionit jane terësisht te
amortizuara.

Ai kërkon nga Bashkia e Elbasanit që në menyre emergjente të rikonstruktohet ky segment rrugor.
 
Elbasani është një zonë e pyllëzuar. Një vit më parë dëmet nga zjarri kane qene tepër të mëdha. Deri më tani janë evidentuar vetëm raste të vogla, por nëse humb vëmendja e organeve, por dhe vonesat jane nje kercenim jo i vogël.

Top Channel