Vdes minatori në Martanesh

10/08/2012 00:00

Krasta, qyteza e minatoreve te kromit, është tronditur sot nga një
tjetër ngjarje e rëndë në një nga galeritë e shumta të shfrytëzimit, ku
ka humbur jetën një minator.

Burime nga policia konfirmojne se gjate paradites së të enjtes, në një nga galeritë private në Thekën të Komunes Martanesh të rrethit të Bulqizës, ku një minator teksa po punonte për nxjerrjen e kromit është aksidentuar rëndë pasi e ka zënë nën vehte një masiv minerali.

I aksidentuari eshte nxjerre nga minatoret e tjere  jashte galerise por fatkesisht ai nuk ka mundur t’i rezistojë plageve te marra gjate rruges per ne Spitalin e Bulqizes. Viktima quhet Gani Toçi 61 vjeç, i cili punonte si minator ne nje nga galerite private. Nderkohe grupi hetimor ne vendgjarje po punon per te evidentuar shkaqet e aksidentit tragjik.

Top Channel