Mat, ekzekutohet me armë 70-vjeçari

10/08/2012 00:00

Një konflikt i vjetër i ka marrë jetën një 70-vjeçari nga Mati. Ngjarja
ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, në fshatin
Xiberhane, Komuna Xibër, e Rrethit të Matit.

Policia lokale ka deklaruar se 70-vjeçari Liman Diku është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 02:00 të së premtes. I njëjti burim ka bërë të ditur se autor i dyshuar i ngjarjes është 32-vjeçari Medi Tahiri, i cili është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje nga agjentët e anti-krimit për rrethanat dhe motivet e vrasjes.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka pasur për motiv një konflikt të hershëm pronësie mes dy familjeve, megjithatë policia ende nuk ka dal në një konkluzion zyrtar të ngjarjes. Sakaq policia e Matit ka vendosur patrulla pranë banesës së autorit të ngjarjes, për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme.

Top Channel