Task forca e Bashkisë së Tiranës për kontrollin e tregut të mishit ka
nisur aksionin në terren për të kontrolluara kushtet higjieno-sanitare
në të cilat theren bagëtitë.

Sipas nenkryetarit te bashkise Petrit Vasili do te eliminohet therja apo tregtimi i mishit në rrugë, për të cilën është angazhuar Policia Bashkiake.

“Janë marrë në sitë 76 aktivitete, të cilat kishin patur dokumentacion. Pozitiv ka qenë reagimi i 18 prej tyre që janë regjistruar, për të tjerat java që vjen do të jetë nën monitorim të rreptë. Policia Bashkiake ka marrë urdhërin e prerë që të gjithë ata që kryejnë therje në rrugë, jashtë cdo kushti, në rrezik të shëndetit publik dhe njëkohësisht në mënyrë të shëmtuar, me ta do të bëhet largimi i menjëhershëm nga këto vende, më mirëkuptim apo edhe forcërisht”, tha Vasili.

Sipas Vasilit të gjithe ata subjekte, të cilet duan të ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të mishit, më parë duhet të plotësojne kushtet higjieno-sanitare e me pas nëse plotësojnë parametrat të regjistrohen në zyrat e Bashkise së Tiranës, në mënyrë që të konsiderohet aktivitet i licensuar.

Top Channel