Policia ka dyshime të forta se vrasja e Flamur Ksaniqjes, me mbiemrin e
ndryshuar në Toska mund të ketë lidhje të forta me larjen e hesapeve mes
kundërshtarëve që nisin nga çështjet e droges deri tek pista më e fortë
mbi të cilën hetohet, ajo për një vrasje të ndodhur muaj më parë pranë
Prokurorisë së Tiranës, ku një 42-vjeçar u vra duke dalë nga një tavernë
dhe tre shokët e tij u plagosën.

Pikerisht sipas kesaj skeme ne fakt u qellua edhe Flamur Toska, me prejardhje nga Tropoja, ai eshte pritur deri sa ka lene ambientet e një kazinoje prane Institutit Buqësor në Kamëz dhe ne momentet që ecte ne trotuar drejt automjetit eshte qelluar me dy plumba. Per pasoje ai humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa dy shokët e tij Fajton Biberaj 25 vjeç dhe Ramiz Bashukaj 34 vjeç mbeten të plagosur.

Por zyrtarisht policia e Tiranes ka njoftuar se i ka zbardhur arsyet e ketij krimi, por per shkaqe hetimore nuk mund t’i publikoje. Ne njoftimin per mediat thuhet perveç veprimeve hetimore dhe shoqërimit të disa personave që kanë dijeni për ngjarjen, grupi hetimor po punon intensivisht për kapjen e autorëve.

Ndërkohë vijohet më tej është zbardhur motivi i kësaj ngjarjeje, por për arsye të hetimit nuk mund të bëhet publike deri ne finalizimin e kapjes se autoreve te dyshuar. Flamur Toska sipas policise njihet si person me probleme me ligjin, pak kohe me pare gjate nje konflikti, qe u deklarua si banal te nisur per sinjalin e semaforit ai i shpetoi nje atentati duke mbetur u plagosur.

Ndersa emri i tij per policine do te mbahet mend per arratisjen spektakolaret ne aeroportin e Rinasit, në kohën që sapo ishte deportuar nga autoritetet italiane, ai i shpetoi policise duke u larguar me nje automjet.

Top Channel