Tiranë, policia arreston 3 hajdutë

08/08/2012 09:00

Komisariati i Policisë nr.6 në Tiranë bëri të mundur arrestimin e tre personave.

Policia vuri në pranga shtetasit Lirim Cekiçi, Avni Cekiçi dhe Flamur Puçi. Tre personat e arrestuar, më datë 6, po tentonin të vidhnin çantën e një shtetaseje në rrugën “Misto Mame”

Lajmi vjen vetëm disa orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tiranë mbrëmjen e së martës, kur dy adoleshentë vranë një grua dhe plagosën motrën e saj gjatë tentativës për t’i grabitur çantat dhe varëset e floririt.

Në momentin që hasën në rezistencën e tyre, njëri nga grabitësit ka qëlluar mbi Fatbardha Tafën me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në derën e shtëpisë së familjes Ahmetaj, pranë ish-fushës së aviacionit në Tiranë.

Top Channel