Mbyllja e thertoreve ilegale

08/08/2012 00:00

Duke filluar nga dita e enjte, asnjë kasap nuk do të mund të tregtojë
mish pa vulën e veterinerëve të Agjencisë së Konsumatorit në Bashkinë e
Tiranës.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë Petrit Vasili është ngritur një task-forcë, që do të mbështetet nga Policia Bashkiake, e cila do të pezullojë 74 subjekte, që ushtrojnë aktivitetin e therjes së mishit të palicensuar në territorin e Bashkise Tirane.

“Agjencia e Konsumatorit, Drejtoria e Tatimeve e Bashkisë së Tiranës dhe Policia Bashkiake në tre grupe pune që veprojnë intensivisht do të bëjnë verifikimin dhe pezullimin e rreth 74 aktiviteteve, ndërkohë identifikimi në terren mund të evidentojë edhe ndonjë rast tjetër abuziv dhe do të marrim masën e pezullimit të menjëhershëm të tyre. Organet e Bashkisë dhe veterinerët e Agjencisë së Konsumatorit nuk do të vulosin mish të freskët të therur në këto kushte”, tha nënkryetari i Bashkisë.

Vasili u ben thrijje qytetarve qe te tregohen te kujdesshem e te mos blejne mish pa vulen e Agjencise se Konsumatorit, pasi eshte i pakontrolluar dhe i therur ne kushte te papershtatshme higjieno-sanitare. Nga ana tjeter sipas Vasilit nese keto subjekte plotesojne kushte duhet te aplikojnë për t’u regjistruar ne zyrat e Bashkise.

Top Channel