Furnizimi i spitaleve me ilaçe

08/08/2012 00:00

Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo deklaron se në spitale nuk do të
ketë më mungesa të medikamenteve apo pacientë e të afërm të tyre që
rendin t’i blejnë ato në farmacitë e ngritura përreth spitaleve.

Sipas Tavos eshte bere ndryshimi i Ligjit te Prokurimeve, per te eliminuar vonesat ne organizimin e tenderave per blerjen e ilaçeve, por efektet e ketij ndryshimi do te reflektohen ne janar.

“Do të ketë ilaçe me tender, nuk do të prokurohen më medikamentet përkatëse, por do të prokurohen çmimet e medikamenteve dhe gjithmonë, në bazë të nevojave, që do të ketë çdo spital do t’i referohet çmimit përkatës dhe do të kërkojmë medikamentin sipas çmimit që ka fituar dhe kompanisë që ka fituar çmimin më të mirë në tender. Ligji, normalisht do ta ushtrojë efektin e vet pas fillimit të ushtrimit të efektit të buxhetit të shtetit, pas 1 janarit të vitit të ardhshëm, por kjo nuk do të thotë që aktualisht nuk janë marrë masat nëpër qendrat spitalore, duke mbajtur nën kontroll e nën monitorim të vazhdueshëm situatën”, tha ministri.

Tavo shton se buxheti per shendetesine nuk eshte i bollshem, por jo aq i manget qe te krijoje mungesa te medikamenteve. Ne Qendrën Spitalore Universitare ky eshte problem i mbartur prej vitesh dhe sipas Tavos ka disa faktore, qe kane ndikuar.

“Një nga shkaqet kryesore është dhe fluksi i madh i pacientëve, të cilët përballen me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shpeshherë edhe pa kriter, shpeshherë edhe pa rekomandim nga mjekët apo nga konsulta e spitaleve rajonale. Tenderimi i medikamenteve nuk mund të jetë i njëjtë, pra mënyra nuk mudn të jetë e njëjtë me tenderimin e një pjese rruge apo me tenderimin e një përmirësimi të infrastrukture apo tenderimin e ndërtimit të një spitali apo të një qendre shëndetësore. Medikamentet duhet të kenë një mënyrë tjetër prokurimi transparente”, tha Tavo.

Zgjidhja e çështjes se mungeses se ilaçeve në spitale është një sfide, e cila me gjithë premtimet e çdo ministri ka mbetur ende e tillë.

Top Channel