Fryma e Re Demokratike tha se seanca e djeshme e Parlamentit për heqjen e
imunitetit ishte një lojë e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Për Gazmend Oketën, ideja e kryeministrit për referendum ishte thjeshtë për konsum publik, ndërsa deklaroi edhe njëherë votën e tij pro heqjes së imunitetit.  
 
“Në çdo rast që Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet dhe do të votojë kufuizimin e imuniteteve, vota e FRD-së do të jetë pro. Nga nga ana tjetër do të theksoja se fatkeqësisht për afro tetë orë, qytetarët shqiptarë ndoqën një shfaqje tjetër të shëmtuar të radhës në Kuvend, panë një lojë tjetër midis dy forcave të vjetra, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, të cilat bënë një debat pa asnjë lloj rezultati, çuan seancën në një show tjetër të radhës, kur vetëm jo më larg se sa dy javë më parë, po këto dy forca gjetën konsensusin për të votuar Kodin Zgjedhor, duke shkelur hapur parimin kushtetues atë të barazisë së votës. Unë nuk besoj se ky referendum do të mbahet, ishte një bllof i radhës, për të shtyrë debatin politik dhe për t’i bërë palët të nisin një sherr të ri lidhur me statusin e vendit kandidat, duke hequr vëmendjen nga problemet e përditshme të qytetarëvë shqiptarë”, tha Oketa.

Top Channel