“Shoferi i Berishës me minierë”

06/08/2012 00:00

Kur të gjitha palët po flasin për kufizimin e imunitetit, si një mjet
për të bërë më efikas luftën kundër korrupsionit, në seancën plenare u
dëgjuan akuza, se si njerëzit pranë Kryeministrit, edhe pse pa imunitet,
po përfitojnë për të shfrytëzuar pasuritë kombëtare.

Një shembull të tillë paraqiti deputeti Sajmir Tahiri, i cili e nisi diskutimin e tij me nje pyetje per kryeministrin.

“Zoti Kryeministër, kudoqofsh që po na dëgjon, po të bëj një pyetje. Thuaj shqiptarëve, kush është Mehmet Shkreli?” tha Tahiri.

Pergjigjen Sajmir Tahiri, ne mungese te kryeministrit e dha vete. Sipas tij Shkreli eshte shofer i Kryeministrit qe ne vitin 2010 ka blere 49 per qind te aksioneve me vlere 49 mije leke, tek nje firme, qe siç tha zoti Tahiri, shfrytezon nje miniere ne Bulqize. Dokumentat e paraqitura nga Saimir Tahiri tregojne transaksionin para noteres.


“Mendojeni ku është katandisur pasuria kombëtare, sa edhe shoferi i Kryeministrit ka galerinë e vet në Bulqizë. Zoti Kryeministër përgjigjiu shqiptarëve çfarë lloj imuniteti ka shoferi yt, përvec të qenit shoferi yt dhe përvec të pasurit imunitetit personal prej teje? Pa u shkulur vetë Kryeministri, nuk shkulet dot as korrupsioni dhe nuk vendoset dot as shteti ligjor. Premtimi ynë për të gjithë ju jashtë sallës së Kuvendit, familjarë, sekserë, drejtorucë partie apo marifetçinj korrupsioni dhe 100-fish për ju këtu brenda deputetë, ministra dhe për vetë Kryeministrin, kusuret me drejtësinë do i lani një më një dhe këtij populli do i paguani cdo qindarkë që i keni marrë padrejtësisht, duke dalë përtej ushtrimit të detyrës, ndaj mos u rehatoni kurrë”, tha Tahiri.

Nga akuzat per favorizim te korrupsionit, por kete here ne adrese te deputetit socialist Tom Doshi, leshoi edhe kryeministri Berisha, kur mori ne fillim fjalen ne parlament.

“Ta dinë këta miqtë e tu përreth që nuk kanë punë me doganat,ai xhandari juaj ai vrapon tek trarët e doganës dhe rrihet me doganierët. Ke punë shumë me doganat dhe me ilaçet ke punë ti, prandaj të duhet imuniteti ty. U duhet imuniteti se ndonjë prej jush përdor pasaportën dhe imunitetin për transporte të dyshimta, transkufitare, prandaj tani që ju ikin ‘bamirsat e Topit’ ndiheni shumë të kërcënuar. Se ‘topin’ e zgjidhët mirë ju, e futët në thes, po keni hall për ‘bamirsat’ e tij”, tha Berisha.

Akuza te tilla te ngjashme perseriten here pas here ne sallen e Kuvendit te Shqiperise, por ne rekordet e drejtesise shqiptare nuk rezulton pergjegjes asnje zyrtar i larte, politikan apo gjykates.

Top Channel