Rrëshen, plumba ndaj dy vëllezërve

05/08/2012 16:30

Një vëlla u vra, ndërsa tjetri lufton për jetën në spital, pasi ndaj tyre u qëllua me breshëri ndërsa po udhëtonin në të njëjtën makinë, në dalje të qytetit të Rrëshenit.

Ngjarja e ndodhur rreth mesditës u konfirmua nga burime zyrtare të policisë.

30-vjeçari Petrik Ndoka mbeti viktimë e plagëve të marra, ndërsa Eduard Ndoka, 33 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital.

Për momentin, policia po punon për zbulimin e identitetit të atentatorëve, ndërsa është i paqartë motivi i këtij sulmi, ndonëse po hetohet në pistën e gjakmarrjes.

Kjo vrasje mbyll një javë tronditëse të kronikës së zezë, me disa raste të tjera që tronditën opinionin publik, si ai i babait që vrau foshnjen e sapolindur duke e hedhur nga dritarja e maternitetit apo i babait që vrau vajzën në një fshat në Temal, Malësi e Madhe, pasi 14-vjeçarja refuzoi të kulloste bagëtitë.

Top Channel