Tiranë, humbin jetën dy persona

04/08/2012 21:30

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në komunën e Bërzhitës, në Tiranë, për shkak të një incidenti të verifikuar gjatë punës.

Sipas informacioneve të fundit, dy personat, të moshave 45 dhe 50 vjeç, po punonin për të hapur një kanal por papritur janë zënë nga një masiv dheu.

Policia e Tiranës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të identifikojë dy viktimat, përkatësisht shtetasit Kujtim Çakmi dhe Islam Lika.

Uniformat blu kanë konstatuar gjithashtu se dy shtetasit nuk kishin asnjë masë sigurie për t’u mbrojtur gjatë punës dhe po e hapnin kanalin për çështje private.

Top Channel