Tepelenë, zbulohet arsenal armësh

03/08/2012 09:30

Zbulohet një arsenal armësh dhe një sasi municioni ushtarak në qytetin e Tepelenës.

Tre armë zjarri automatike, 147 fishekë dhe 7 granata janë zbuluar nga policia.

Armët ishin të fshehura mes shkurreve dhe të futura në një çantë lëkure, të mbështjella me plastmas. Nuk dihet ende se kujt i përkasin.

Mendohet se këto armë janë përdorur në krimet e ndodhura nga viti 1997 e më pas.

Top Channel