Rrugë e re drejt Dajtit

03/08/2012 00:00

Rreth 9 mijë banorë në periferi të Tiranës kanë tashmë rrugë të afaltuar
dhe të sistemuar me të gjithë elementet e nevojshëm falë investimit të
Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Dy segmentet, ish-Uzina e Autotraktoreve – Lana Bregas dhe Surrel- Farke, me nje gjatesi 6.4 kilometra dhe gjeresi 5.5 metra, te cilat shtrihen ne nje zone informale, populluar kryesisht me banore te ardhur pas viteve 90-të do te sherbejne per te lidhur ndermjet tyre 3 fshatra te komunave Farke dhe Dajt me Tiranën.

“Investimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është i financuar nga qeveria shqiptare është një investim kompleks me rrugë, trotuare, ndriçim, kanalizimin e ujërave të zeza dhe të bardha që i shërben 9 mijë banorëve të kësaj zone informale të periferisë së Tiranës dhe e kthen atë në një zonë, në  një lagjen normale të qytetit të Tiranës”, tha Benet Beci, drejtor ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ky investim favorizon te gjithe ata qe duan te shkojne ne Parkun Kombetar te Dajtit me automjetin e tyre dhe jo me teleferik, pasi shmang nje pjese se mire te rruges se demtuar qe te con ne Dajt me kosto edhe me te lire.

“Këto dy akse rrugore i shërbejnë edhe tre fshatrave të dy komunave të Dajtit dhe Farkës për të bërë lidhjen me qytetin e Tiranës, për të zbritur prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale dhe për të ulur koston e transportit. Një lajm i mirë është për banorët e Tiranës sepse bëjnë të mundur që ata të përdorin Parkun Kombëtar në një kohë më të shkurtër”, tha Beci.

Sipas Becit, ky investim do te nxise zhvillimin social ekeonomik te zones, duke krijuar lehtesi transporti per banoret dhe bizneset qe operojne ne te si dhe duke ndikuar direkt ne rritjen e cilesise se jetes.

Top Channel