Tiranë, burri i dehur masakron me thikë gruan

02/08/2012 00:00

Një 32-vjeçare, nënë e dy femijeve ka gjetur vdekjen ne Spitalin
Ushtarak, pas sulmit me thikë nga bashkëshorti i saj gjatë orëve të
mesnatës.

Manjola Koxhaj, sipas burimeve te polcise, eshte qelluar ne banesen private prane zones se ish-Kombinatit “Misto Mame” ne periferi te kryeqytetit. Ajo eshte goditur shtate here me thike nga i shoqi, Arben Koxhaj 43 vjeç, i cili rezulton te kete qene ne gjendje te dehur.

Behet e ditur se autori i ngjarjes me origjine nga Poliçani, e ka derguar gruan ne spital menjehere pas sulmit dhe se te afermit e tij kane dhuruar gjak per ta shpetuar, por te gjitha keto perpjekje kane qene te kota.

Autori i krimit ne familje eshte vetdorezuar ne komisariatin numer gjashte, nderkohe qe grupi hetimor deklaroi se burri nuk ka dhene asnje deklarate per ngjarjen dhe se deri ne oret e para te mengjesit ai mesohet te kete qene nen efektin e pijes. Edhe familjaret e Arben Koxhajt thane per Top Channel se ai ishte pinte shpesh alkool, ndersa ne familjen e tij punonte vetem e shoqja kurse 43-vjeçari ishte i papune.
 
Ndërkohë të mërkurën është regjistruar edhe një tjetër rast i krimit në familje. Në fshatin Arrë të Dukagjinit, një burrë vrau vajzën e tij 14-vjecare dhe më pas qëlloi edhe mbi vetën.

Policia e qarkut njoftoi se 45-vjeçari Mirash Bregu qëlloi me armë vajzën e tij adoleshente, Marjana Bregu dhe me pas vrau edhe veten. Ngjarjen e rëndë e kanë raportuar fqinjët.

Policia tha se për shkak të zonës së thellë malore edhe uniformat blu me grupin hetimor e patën të vështirë të mbërrinin. Viktimat ishin nga fshati Bardhaj, por kishte disa ditë që kishin shkuar në fshatin Arrë ku kullosnin bagëtine.

Adoleshentja i ka kërkuar të atit që të kthehej në shtëpi pasi ishte mërzitur duke kullotur bagëtinë. Kjo ka bërë që ai të qëllojë mbi vajzën e tij 14-vjeçare.

Top Channel