Minoriteti turk kopjon OMONIA-n

02/08/2012 00:00

Vendimi i organizates OMONIA për mosnjohjen e censusit dhe regjistrimin e
njëanshëm të minoritetit grek në Shqipëri, duket se u ka hapur oreksin
dhe minoritetit mysliman që jeton në Trakën Lindore në Greqi.

Sipas burimeve të Top Channel në Ministrinë e Jashtme greke, zyrtare te saj jane njoftuar se dhe myslimanet qe jetojne ne zonen e minoritetit ne Trake kane kerkuar regjistrimin e tyre, per te mos e njohur dhe ata regjistrimin e popullsise, qe u krye ne Greqi.

Ndonese jo zyrtare, kerkesa eshte hedhur ne diskutim ne qarqet me ekstremiste ne rradhet e minoritetit mysliman, nje pjese e se cilit kerkon me ngulm percaktimin e tij si minoritet turk dhe jo mysliman, sikunder eshte njohur prej Athines zyrtare.

E ndodhur perballe ketij fakti,Ministria e Jashtme greke, duket se nuk do te inkurajoje OMONIA-n ne Shqiperi te vazhdoje regjistrimin, madje Athina nuk do te njohe zyrtarisht rezultatin e ketij regjistrimi, pasi sipas burimeve, kjo do te demtoje marredheniet shqiptaro -greke dhe i hap Greqise nje front te ri, pikerisht ne nje prej periudhave me te veshtira, qe po kalon vendi si pasoje e krizes ekonomike, por edhe prej ndryshimeve politike te thella dhe shpesh te dhunshme, qe po ndodhin ne Mesdhe dhe Lindjen e Mesme.

Vendimi i OMONIA-s per regjistrimin e njeaneshem te minoritetit ne jug te Shqiperise ka perçare jo vetem minoritetin, por edhe Ministrine e Jashtme Greke, nje pjese e se ciles perkrah rrugen e moderuar dhe integruese te ketij minoriteti ne vendin tone, megjithe problemet e krjuara here pas here ne gjirin e ketij monoriteti.
Monitorimi prej organizmave europiane dhe Departamentit Amerikan te Shtetit lidhur me gjendjen e minoriteteve ne vendin tone eshte tashme dhe pikenisja qe Athina zyrtare ka vendosur ne vleresimin e saj per kushtet e minoritetit grek ne Shqiperi.

Vendosja e Dhimitris Avramopulos ne postin e ministrit te Jashtem, duket se inkurajon pikerisht rrymen e integrimit te moderuar dhe pro europiane te minoritetit grek ne Shqiperi.Vete zoti Avramopulos dhe diplomate te larte greke nuk e kane inkurajuar vendimin e OMONIA-s.

Top Channel