Më shumë investime izraelite në Shqipëri

02/08/2012 17:20

Marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Izraelit duhet të forcohen nëpërmjet një bashkëpunimi më të fortë ekonomik në të ardhmen.

Ky ishte përfundimi me të cilat dy minitrat e Jashtëm, Edmond Panariti dhe Avigdor Lieberman arritën pas përfundimit të një takimi të përbashkët në Tiranë, gjatë së enjtes.

“Izraeli vlerëson lart marrëdhëniet politike me Shqipërinë që prej Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi Lieberman, njëkohësisht zëvendëskryeministër, duke iu referuar faktit që asnjë shtetas hebre nuk iu dorëzua Gjermanisë naziste midis viteve 1939-44.

“Mendoj se njëkohësisht, Shqipëria ka një pozitë strategjike shumë të rëndësishme në Ballkan dhe është një vend me potenciale të mëdha ekonomike, prandaj ftoj të gjithë biznesmenët izraelitë që të investojnë këtu. Diçka e tillë do të ishte një shtysë për marrëdhënie edhe më të mira politike në të ardhmen”.

Lieberman, në këtë kuadër shtoi se hapja e ambasadës izraelite në Tiranë do të japë një kontribut të rëndësishëm stimulues në të gjithë drejtimet.

Nga ana e tij, ministri Panariti vlerësoi homologun hebre, theksoi se Shqipëria ndan një pikëpamje të përbashkët mbi pothuajse çdo çështje me rëndësi botërore, përfshi kriza siriane apo problem iranian dhe shprehu besimin në vijimin e marrëdhënieve të ngrohta parlamentare midis dy vendeve.

Zoti Liberman u prit edhe nga kryeministri Berisha, ndersa neser do te takoje edhe liderin e opozites Rama dhe presdientin Nishani.  

Top Channel