AK ‘vendos’ kufirin detar me Greqinë

02/08/2012 00:00

Një grup të rinjsh të Alencës Kuq e Zi kanë lundruar me një anije
peshkimi drejt kufirit territorial me Greqinë. Akti simbolik sipas
përfaqësuesve të AK është reagimi i parë ndaj marrëveshjes së kufirit
detar me fqinjët.

Protestuesit që mbanin flamuj shqiptarë të ndihmuar nga 2 motorra uji kanë shtrirë në det në mënyrë simbolike vijën kufitare me Greqinë. Kreshnik Spahiu, kreu i kësaj force tha nga kufiri ujor me Greqinë në detin Jon se përpjekjet për të dhuruar pjesë të territorit shqiptar janë tradhtare dhe se do të përballen në kundërshtinë e fuqishme të shqiptarëve. ‘Askush, – tha Spahiu,- nuk mund t’i rrembejë shqiptarëve pjesë të territorit të tyre legjitim”.

Mbështetësit e Aleancës Kuq e Zi ishin përgatitur për të lundruar drejt kufirit detar me disa mjete por policia nuk dha leje për këtë protestë në det. Vetëm një pjesë e tyre në këto kushte kanë përdorur një anije peshkimi  për të përcjellë  në mënyrë simbolike kundërshtinë për marrëveshjen e ujërave me shtetin grek.

Top Channel