Kryeministri Sali Berisha ftoi sërish kryetarin socialist Edi Rama që të
lerë mënjanë retorikat dhe të votojnë së bashku për heqjen e imunitetit
në seancën e 6 gushtit.

“Komisioneri Fyle me ka derguar nje leter, ku shpreh te gjithe vleresimet per progresin e bere nga bashkëpunimi, por kerkon qe ky bashkepunim te kompletoje reformat e tjera, reformen e imunitetit para se gjithash dhe me pas ligjet qe jane ne parlament”, tha Berisha.

Me letren e shkruar nga Komisioneri Europian per Zzgjerimin dhe me qendrimin e qarte te ministres se Jashtme qipriote se vendimi per imunitetet do te jete percaktues per marrjen e statusit te vendit kandidat ne vjeshten e ketij viti, kryeministri Sali Berisha, i beri edhe nje here ftese kreut te opozites Edi Rama per te votuar se bashku me 6 gusht ndryshimin e Kushtetutes.

“Me 6 gusht, ne kemi ne dore te rrezojme se bashku murin e imunitetit, lexo murin e korrupsionit qe i ka zene deren e procesit te integrimit te ketij vendi. Nuk mund te besojë kush, se ne Shqiperi ka vullet te plote për luften kunder korrupsionit, kur nuk votohet heqja e imunitetit”, tha Berisha.

Duke theksuar se mazhoranca ka bere çdo leshim dhe ka pranuar opsionin e socialisteve per kufizimin e imunitetit, kryeministri Berisha i kerkoi kreut te opozites te mos perdore voten e socialsteve per bllokimin e vendit.

“Zoti Rama, nese mendon se duke mbajtur murin do te demtosh Sali Berishen dhe qeverine e tij, ben gabim shume. Nëse mendon se për inat te Sali Berishes, mendon te bllokosh statusin e Shqipërisë në 100-vjetorin e pavarësisë, ky eshte nje kalkulim tmerresisht i gabuar, nese mendon se me kete bllokim, demton qeverine, sigurisht demton vetem Shqipërinë dhe shqiptaret dhe sjell ne vemendje thenien e Konices: ‘Zoti e ruajtë Shqipërinë nga shqiptarët!’ .Te jesh i bindur se shqiptaret do te flasin ne menyren me serioze dhe kane 100 motive per te dhene ate qe meriton, po bllokove kesaj radhe”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha bllokimi i statusit, duke mos votuar me 6 gusht kufizimin e imuniteteve do te perbeje nje fature te shtrenjte politike edhe per Partine Socialiste. 

“Nuk ka gjykim me rudimentar sesa te mendosh per te demtuar Sali Berishen, Shqipëria te mos marre statusin. Shqiptaret e shohin se Sali Berisha po ben gjithçka qe ka ne dore dhe ne kapacitetin e tij. Ka bere te gjitha leshimet me kete qeveri dhe me aleatet e vet, ne menyre qe 6 gushti te jete nje pengese me pak ne rrugen tone drejt Bashkimit Europian”, tha Berisha.

Top Channel