Vrasja e foshnjës në maternitet

31/07/2012 00:00

 Vrasja e djalit të saj të dytë, i cili erdhi në jetë para tre ditësh ka
tronditur rëndë gjendjen psikologjike te gruas  se re e cila gjendet
nen kujdesin e mjekeve ne reanimacionin e maternitetit “Koco Gliozheni”.

Drejtoresha e Maternitetit, Rubena Moisiu e cila eshte e tronditur per kete ngjarje tragjike dhe tregon se gruaja po mbahet nen vezhgim nga mjeket dhe psikologet

“Gruaja po mbahet me qetësues dhe antistresantë, për të qenë vetë ajo e qetë, sepse mund të pritet një gjendje psikoze dhe nga ana e nënës. Dy personelë mjekësorë i shërbejnë 24 orë gruas.Ajo ka biseduar me psikologen, por ende nuk është në gjendje shumë të kthjellët”, tha Moisiu.

Gruaja ka lindur me operacion, pasi djali peshonte 4 kilogramë e 100 gramë. Femija dhe nena gezonin shendet te mire dhe ishin vendosur ne dhomen numer 5 te pavionit te nenave qe lindin me operacion. Mbremjen e se henes, bashkeshorti i gruas se re, i cili kishte rreth nje vit ishte kthyer nga Anglia ka marre femijen ne krahe dhe e ka hedhur nga dritarja. Femija ka rene ne tarracen e Qendres se Gruas dhe ne momentet qe eshte rimarre nga infermieret është vënë re se ka patur dëmtime të rënda, të cilave nuk ka mundur t’i mbijetonte.

Nena e re, e cila eshte rreth 25 vjec, ka dhe nje djale dy vjeç e gjysme. Por ndersa gruaja eshte duke vuajtur dhimbjen e vrasjes se foshnjes, jashte familjaret e burrit dhe të saj kanë pohuar se nuk do ta marrin gruan e re në shtepi, pa iu kryer më parë foshnjes ADN-ja, që sipas tyre do te vertetoje nese femija ishte fryt i një lidhjeje jashtëmartesore. Mesohet se çifti ka pasur mosmarreveshje, te thella qe kane cuar edhe ne nje ndarje jo zyrtare.

Babai hodhi foshnjën nga dritarja

Një ngjarje e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e së hënës ka shokuar
opinionin e gjerë. Babai hodhi nga kati i katërt i Maternitetit “Koco
Gliozheni” foshnjën e porsalindur. 

Burime të policisë së kryeqytetit tregojnë se foshnja ishte tre ditëshe dhe e seksit mashkull. Blutë e Tiranës thanë se i dyshuari për ngjarjen është Hysen Biba dhe se policia u vu ne ndjekje për kapjen e tij. Ne kryeqytet u ngriten disa postoblloqe, dhe ai u ndalua ne Kamez pak pas mesnate edhe pas negociatave te vëllait te tij qe Biba te dorezohej.

Pas ngjarjes, hetues të policisë kanë shkuar pranë familjarëve dhe kanë marrë në pyetje nënën e foshnjës, e cila ka qenë në një gjendje tepër të rënduar, por nën kujdesin e mjekëve. Në pyetje janë marrë edhe familjarë të tjerë të familjes Biba, që kanë treguar se Hyseni vuante prej kohësh nga depresioni. Ata kanë treguar edhe momentin që babai monstër ka kryer aktin e rëndë. Sipas tyre, Hyseni i ka kërkuar gruas që të mbante foshnjën për disa minuta. Luljeta nuk e ka kundërshtuar dhe ia ka dhënë në mirëbesim. Autori është afruar pranë murit të dritares së maternitetit dhe në një gjendje tepër të qetë ka qëndruar disa minuta. Deri në këtë moment gjithçka në rregull, ku Hyseni po tregohej “baba”. Më pas, ndoshta nga një çrregullim i fortë mendor, ka hapur dritaren e maternitetit dhe me shpejtësi ka hedhur me vetëdije foshnjën. Sërish me shpejtësi dhe duke shfrytëzuar hutimin nga ky episod i Luljetës dhe stafit mjekësor, është larguar nga dhoma. Ka përdorur shkallët e maternitetit, ka dalë poshtë tij, ku kishte parkuar automjetin. Më pas, sipas dëshmitarëve, Hyseni është larguar fillimisht në drejtim të banesës së tij, ku dhe është lokalizuar nga Policia e Tiranës dhe më pas është larguar me automjet në drejtim të Kamzës, ku dhe u arrestua. Policia thotë se ka marrë në pyetje personalin mjekësor, madje është sekuestruar edhe kartela e shtrimit të gruas, me origjinë nga Kukësi, por me banim në Tiranë. Sipas kartelës por edhe mjekëve, lindja kishte shkuar shumë mirë, foshnja dhe nëna ishin në gjendje të mirë.

Mjekët ende nuk besojnë për ngjarjen e rëndë, madje në deklarimet para policisë tregojnë se gjendja e nënës dhe fëmijës ishin të mira. Pas këtyre dëshmive, policia ka marrë në pyetje kryemaminë e pavijonit ku ishte shtruar Luljeta, në lidhje me orarin e vizitave. Policia pohoi se do të verifikojë nëse personeli i maternitetit kishte zbatuar apo jo orarin. Nga të dhënat e para mësohet se vizitat kanë një orar dhe stafi i maternitetit ka pasur dijeni se brenda në dhomë ku ishte shtruar gruaja ishte edhe bashkëshorti i saj, Hyseni. Megjithatë, ata kanë pohuar se nuk kanë menduar se pikërisht babai do të ndërmerrte një akt të tillë çnjerëzor. Tashmë, krahas hetimit policor, ka filluar edhe një hetim administrator në maternitet.

Top Channel